FIFA: Jemi tė bindur se vendimi i Komitetit Ekzekutiv do tė gėzojė shumė adhurues nė Kosovė Print E-mail
2012-05-23
Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke i ka dërguar letrën zyrtare kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, në të cilën e ka informuar për miratimin e kërkesës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen dhe skuadrat e Kosovës. Në letrën e Zherom Valkes, thuhet:  
Image “Me mirësi ju informojmë se kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare është debatuar gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, të mbajtur në Budapest më 21 maj të vitit 2012. Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se në përputhje me nenin 79 të Statuti të FIFA-s, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka rënë dakord të lejojë anëtarët e asociacioneve të FIFA-s që të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me skuadrat e FFK-së. Megjithatë, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s bëri të qartë se një autorizim i tillë nuk përbën një hap para drejt anëtarësimin në FIFA, i cili varet nga faktorë të tjerë. Ky vendim ka për qëllim vetëm lejimin e futbollistëve të lidhur me FFK-në të praktikojnë dhe të përmirësojnë lojën e tyre. Ne jemi të bindur që vendimi i FIFA-s do të gëzojë shumë adhurues të futbollit në Kosovë dhe pranojmë që angazhimi juaj personal i ka mundësuar FFK-së të kompletojë këtë arritje të rëndësishme.  Ju dëshirojmë juve dhe të gjithë pjesëmarrësve të futbollit në Kosovë suksese të ndritshme në zhvillimin e futbollit në shtetin tuaj”.

Faksimili i letrës së sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s (PDF)


 
< Prapa   Perpara >
     
 
       








 

                      Sponsor teknik i FFK-së

   

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1946
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2013 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                 
 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare