|
U mbyll Kampi i Tretė Edukativ Nacional U-15 |
|
|
2012-07-08 Sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot është përmbyllur Kampi i Tretë Edukativ Nacional U-15. Që nga 5 korriku e deri me sot mbi 240 futbollistë, trajner, liderë, gjyqtarë e instruktor të futbollit, nga shtatë rajonet e Kosovës, kanë kryer stërvitje dhe ndeshje kualifikuese.
Ndërsa sot është zhvilluar një ndeshje finale, ndërmjet 36 futbollistëve më të mirë të kampit të përzgjedhur nga trajnerët, të ndarë në dy skuadra: Të Verdhë dhe të Kaltër. Në një ndeshje mjaft të mirë dhe cilësore e mbi të gjitha korrekte, me shumë aksione të bukura e të rrjedhshme dhe me shumë gola, më të mirë u treguan futbollistët e veshur me fanella të verdha, me rezultat 6:5. Në mbyllje të kampit ishin edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Pas përfundimit të ndeshjes, veç trajnerëve, futbollistët i ka përshëndetur sekretari i FK-së Eroll Salihu duke shprehur gatishmërinë e FFK-së për të punuar edhe më shumë me grup-moshat e reja veçmas me U-15, duke iu thënë se shumica prej tyre një ditë do të bëhen pjesëmarrës në arenën ndërkombëtare duke përbërë boshtin e Përfaqësues së Kosovës.
Ndeshja finale Skuadra “Verdhë”-Skuadra “Kaltër” 6:5 (3:3) Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot. Shikues: disa qindra Gjyqtarë: Qëndrim Vata, Gentrit Restelica, Shkëlqim Plakolli e Bardh Ajeti. Shënues: D.Boka(3’), A. Misini(5’), J. Dushi(26’, 40’), E. Stublla(59-p e 61’) për të Verdhët dhe E. Grainca(17’, 33’), A. Thaçi(33’), M. Pajaziti(43’-p) e G. Berisha(67’) për të Kaltërtit. Skuadra “Verdhë”: A. Salihu, Rr. Statovci, F. Krasniqi, J. Dauti, T. Visoka, A. Gashi, J. Dushi, A. Gashi, D. Pepiqi, G. Benishji, A. Misini, e D. Boka: Luajtën edhe: M. Boroci, F. Ahmeti, E. Stublla, A. Peci, A. Kaçandolli, L. Breznica e B. Kosumi. Skuadra “Kaltër”: V. Bekaj, M. Pajaziti, F. Behrami, A. Kryeziu, M. Zymberi, A. Gashi, G. Osmanollaj, Y. Sylaj, L. Ndrecaj, E. Grainca e A. Thaçi. Luajtën edhe: E. Spahiu, H. Hyseni, D. Domxhoni, A. Musliu, B. Ajzeri, H. Latifi e G. Berisha.
|
|
|  Sponsor teknik i FFK-së |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1946 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|