U mbyll Kampi i Tretė Edukativ Nacional U-15 Print E-mail
2012-07-08
Sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot është përmbyllur Kampi i Tretë Edukativ Nacional U-15. Që nga 5 korriku e deri me sot mbi 240 futbollistë, trajner, liderë, gjyqtarë e instruktor të futbollit, nga shtatë rajonet e Kosovës, kanë kryer stërvitje dhe ndeshje kualifikuese. Image Ndërsa sot është zhvilluar një ndeshje finale, ndërmjet 36 futbollistëve më të mirë të kampit të përzgjedhur nga trajnerët, të ndarë në dy skuadra: Të Verdhë dhe të Kaltër. Në një ndeshje mjaft të mirë dhe cilësore e mbi të gjitha korrekte, me shumë aksione të bukura e të rrjedhshme dhe me shumë gola, më të mirë u treguan futbollistët e veshur me fanella të verdha, me rezultat 6:5. Në mbyllje të kampit ishin edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Pas përfundimit të ndeshjes, veç trajnerëve, futbollistët i ka përshëndetur sekretari i FK-së Eroll Salihu duke shprehur gatishmërinë e FFK-së për të punuar edhe më shumë me grup-moshat e reja veçmas me U-15, duke iu thënë se shumica prej tyre një ditë do të bëhen pjesëmarrës në arenën ndërkombëtare duke përbërë boshtin e Përfaqësues së Kosovës.

Image

Ndeshja finale
Skuadra “Verdhë”-Skuadra “Kaltër”  6:5 (3:3)

Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot.
Shikues: disa qindra
Gjyqtarë: Qëndrim Vata, Gentrit Restelica, Shkëlqim Plakolli e Bardh Ajeti.
Shënues: D.Boka(3’), A. Misini(5’), J. Dushi(26’, 40’), E. Stublla(59-p e 61’) për të Verdhët dhe E. Grainca(17’, 33’), A. Thaçi(33’), M. Pajaziti(43’-p) e G. Berisha(67’) për të Kaltërtit.
Skuadra “Verdhë”: A. Salihu, Rr. Statovci, F. Krasniqi, J. Dauti, T. Visoka, A. Gashi, J. Dushi, A. Gashi, D. Pepiqi, G. Benishji, A. Misini, e D. Boka: Luajtën edhe: M. Boroci, F. Ahmeti, E. Stublla, A. Peci, A. Kaçandolli,  L. Breznica e B. Kosumi.
Skuadra “Kaltër”: V. Bekaj, M.  Pajaziti, F. Behrami, A. Kryeziu, M. Zymberi, A. Gashi, G. Osmanollaj, Y. Sylaj, L. Ndrecaj, E. Grainca e A. Thaçi. Luajtën edhe: E. Spahiu, H. Hyseni, D. Domxhoni, A. Musliu, B. Ajzeri, H. Latifi e G. Berisha.

Image 

Image 

Image 

Image 

Image 
   
 
< Prapa   Perpara >
     
 
       








 

                      Sponsor teknik i FFK-së

   

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1946
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2013 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                 
 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare