ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 26.04.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
                                                              I N I C O I
                                                   Procedurën disiplinore:
1.Ndaj kryetrajnerit të KF  “Llapi”, Tahir Batatina, me nr lic 156  (motivi – dhënie e deklaratave të pamatura, të pa argumentuara dhe ofenduese dhënë mediave elektronike dhe te shkruara, si dhe hyrja me dhunë në lokalet ku përpilohej protokoli, ku përdori akuza të rënda dhe kërcënuese, fyerje dhe sharje drejtuar referëve dhe vëzhguesit në ndeshjen KF “Llapi” –  KF “Trepça ‘89” e zhvilluar në Merdar, më datë 23.04.2016) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe super vëzhguesit.
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vllaznia (P)”, Sallah Sherifi, me nr lic 05 (motivi- përjashtim nga bankina pas një tollovie të krijuar në minutën e 75-të në ndeshjen KF “Vllaznia” (P) – KF “Ferizaj”, e zhvilluar në Pozharan, më datë 24.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.24 dt.26.04.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti,d.v