ffk-llogofinKomisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur më datën 15.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 14-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet  e javës së 14-të  Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Ballkani – Flamurtari, e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Flamurtarit.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 14-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen (Ballkani – Flamurtari ), duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj  KF “Ballkani’ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, ku në min 34 lojtari me nr 6 i KF Ballkanit, ka penguar referin në ndëshkim apo shqiptim të kartonit të dytë të verdhë – të kuq, në shenjë revolte vrapon në drejtim të lojtarit mysafir F.Hasani si dhe lojtarët tjerë dhe si pasojë e kësaj është krijuar një tollovi ku janë përfshirë edhe disa lojtarë dhe shikues, ku pati edhe goditje nga të dyja palët, ku si pasojë e gjithë kësaj referi ndërpreu ndeshjen) sipas personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani”, Ilir Morina me nr lic 6 dhe nr lib 4306 (Motivi- pengim të referit për ndëshkim me kartonin e dytë të verdhë (kapje për dore) dhe vrapimi i tij në drejtim të lojtarit kundërshtar si dhe grushtim dhe njëherësh iniciatori dhe shkaktari kryesor i ndërprerjes së ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të KF ’Ballkani”, Albion Muhadri me nr lic 8 dhe nr lib 23/Pz (motivi- si bashkëpjesëmarrës në rrëmujën e krijuar si dhe shkëmbim në goditje me lojtarët kundërshtar, ku edhe ndërprehet ndeshja) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
 
4.Ndaj lojtarit të KF ‘Ballkani”, Leotrim Brahimaj me nr lic 9 dhe nr lib 03183 (motivi – si bashkëpjesëmarrës në rrëmujën e krijuar dhe shkëmbim në goditje me lojtarët kundërshtarë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive.
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari”, Flakron Hasani me nr lic 3 dhe nr lib 2007 (motivi – pjesëmarrës në rrëmujën e krijuar duke vrapuar nga bankina ka goditur lojtarët kundërshtarë sipas incizimeve televizive, neni 89 paragrafi 6 i Rregullores Disiplinore)
 
6.Nda lojtarit të KF ”Flamurtari”, Fidan Hasani me nr lic 99 dhe nr lib 1/1152 (motivi- kthimi i goditjes lojtarit vendas me nr 6 si dhe bashkëpjesëmarrës në tollovinë e krijuar (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes dhe incizimeve televizive, neni 89 paragrafi 6 i Rregullores Disiplinore.
 
7.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Korab Hasani (motivi – vrapim nga tribunat dhe është i përfshirë në rrëmujën e krijuar dhe shkëmbimin e goditjeve me lojtarët kundërshtarë) sipas raporteve të personave zyrtar dhe incizimeve televizive, neni 89 praragrafi 6 i Rregullores disiplinore.
 
8.Ndaj kryetrajnerit të KF “Ulpiana”, Hysni Dragaqina me nr lic 204 (motivi- sjellje jo sportive dhe përdorimi i fjalorit vulgar gjatë ndeshjes, në ndeshjen KF KEK-u – KF Ulpiana) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
9.Ndaj KF “Dukagjini” (motivi – hedhje të flakadanëve para dhe gjatë ndeshjes e në veçanti në minutën e 28–të, ku bankina mysafire është dashur të largohet shkaku i tymit të krijuar, ku referi ndal ndeshjen për 2 minuta, në ndeshjen KF Dukagjini – KF 2 Korriku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR .
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti