ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 01.12.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të RaiffeiseSuperliges dhe Liges se Pare dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj KF Prishtina” (motivi-leshimi ne organizimin e ndeshjes ku ka pasur tentim sulmi nga ana e një shikuesi   në asistentin e dytë Jakup Musolli duke u bazuar ne raportet e personave zyrtar  ne ndeshjen Kf Prishtina – Kf Trepça-89 e zhvilluar në Prishtine me  datë 29.11.2015)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshje.
2. Ndaj lojtarit të K.F.Vushtria Driton Vokshi me nr. lic. 17 dhe nr. libr.4848( motivi k k ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar me nr.7 në ndeshjen KF.Drita –K.F.Vushtria e zhvilluar në Gjilan  me datë 28.11.2015) duke u bazuar në raportet e  personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.16 dt.01.12.2015
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Ismet Ahmeti, d.v