ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 06.10.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89” Blerand Kurtishaj me nr lic 11 dhe nr lib 8379 Karton i Kuq (motivi- pas një dueli me lojtarin kundërshtar  godet pa dashje lojtarin vendas ne ndeshjen KF Drenica – KF Trepça ‘89 e zhvilluar në Skenderaj më  04.10.2015) sipas raportit të gjyqtarit të ndeshjes.
 
2.Ndaj personit zyrtar për siguri KF Liria, Durak Thaqi (motivi – largim nga bankina për kërcënim fyerje dhe sharje ndaj asistentit të parë Driton Preniqi pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, e zhvilluar në Prizren më 04.10.2015 ) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj ndimëstrajnerit të KF”Trepça” Fidaim Haxhiu (motivi- largim nga bankina fyerje dhe sharje ndaj asistentit të dytë të ndeshjes Bashkim Hyseni në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Trepça, e zhvilluar në Fushë Kosovë, më 03.10.2015) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.09 i dt.06.10.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv