ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  22.11.2016, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 15-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në disozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
 
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 15-të  të  Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF 2 Korriku, Ardit Simnica me nr lic23 dhe nr lib 142 karton i kuq (motivi-goditje me kokë e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Prishtinë me datë 19.11.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj zyrtarit të klubit KF 2 Korriku, Rushit Ballovci (motivi-pas përfundimit të ndeshjes reagoi duke hedhur me shishe të plastikës referin kryesor të ndeshjes D.Qaka) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF Fushë Kosova, Visar Gojnovci me nr lic 69 dhe nr lib 1/1908 K.Kuq (motivi- shtrëngim nga prapa (në qafë) i lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Prishtinë, me datë 19.11.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj KF Ulpiana (motivi – mos paraqitje e lojtarëve në fushë, shkaku i bojkotimit të lojtarëve për moskryrjen e obligimeve – pagave, ndaj tyre) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13  dt. 22.11.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti