Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 17 shtator, 2019, në bazë të lëndëve zyrtare ka marrë vendim për inicime të procedurës disiplinore ndaj:

-FC Drita, për shkak se në minutën e 74-t është hedhur një mjet piroteknik në fushë në ndeshjen Drita – Feronikeli

-KF Drenica, për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes: Në rrethojën e tribunës lindore është shpalosur një pankartë me motive josportive, në ndeshjen Drenica-Gjilani.

 

-Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë rrugës për në lokalet zyrtare, kishte fyer, ofenduar dhe kanosur referin kryesor, Besfort Kosumi, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq. Vlen të ceket se i njëjti ishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë pjesës së parë për shkak të reagimeve në fushë në ndeshjen Drenica – Gjilani.

-Ndaj FC Prishtina, për shkak se në minutën e 10-të janë hedhur 7 mjete piroteknike në fushë nga tribuna lindore, në ndeshjen Prishtina – Llapi.