16 shkurt, 2020 – Dy ekipet kombëtare të Kosovës U19 në konkurrencën e meshkujve dhe Kombëtarja e femrave (e përbërë me futbolliste U16, U19 e U23) janë ftuar në turnetë që do të zhvillohen në Rajonin e Lacios, përkatësisht në fushat sportive të vendosura rreth krahinave të Romës dhe Frosinones. Kombëtarja U-19 e meshkujve është ftuar në turneun “Roma Caput Mundi”, ndërsa ajo femrave në turneun e 4-t ndërkombëtar për femra “IL Calcio E’Rosa”. Turnetë do të zhvillohen prej datës 16 shkurt deri më 21 shkurt. Në konkurrencën e meshkujve ku bën pjesë Kombëtarja e Kosovës U19 marrin pjesë 8 skuadra të ndara në dy grupe edhe atë: Grupi“A”: Greqia, Italia L.N.D, Moladavia e Uellsi, ndërsa në Grupin B, Kosova, Lacio, Anglia dhe Malta. Në konkurrencën e femrave marrin pjesë kryesisht studente të kolegjeve në tetë skuadra të ndara në dy grupe: Grupi A Abruzzo (Përfaqësuesja C.R. – Itali), Anglia (Shoqata e Futbollit të Kolegjit Anglez), Grifone Gialloverde (A.S.D. – Itali), Moldavia (F.M.F.) dhe Grupi B: Uellsi (Kolegjet e Uellsit), Kosova (F.F.K.), Bolzano (Përfaqësuesja C.P.A. – Itali), Lazio (Përfaqësuesja C.R. – Itali). Për të dyja Kombëtaret këto turne janë të mirëseardhur për të provuar shumë futbollistë e futbolliste për zhvillimin e përparimin e tyre të mëtutjeshëm.

Lista e futbollistëve të Kombëtares U19

1. Hajdin Salihu (KF Llapi)
2. Leorant Marmullaku (KF Dukagjini)
3. Lindon Emerllahu (FC Ballkani)
4. Amar Gerxhaliu (KF Vushtrria)
5. Venhar Hyseni (KF Ramiz Sadiku)
6. Milot Avdyli (KF Trepça ’89)
7. Erduan Ibrahimi (FC KEK)
8. Ermir Abazi (FC Ballkani)
9. Erdin Dushi (FC Prishtina)
10.Leuart Avdyli (KF Trepca ’89)
11.Lis Behrami (KF Llapi)
12.Gentrit Talla (FC Prishtina)
13.Dhurim Zhuri (FC Prishtina)
14.Ardi Ajdini (FC 2 Korriku)
15.Valon Azemi (FC 2 Korriku)
16.Ardit TAHIRI (FC 2 Korriku)
17.Redon ISMAILI (SC Gjilani)
18.Dion SHALA (KF Ramiz Sadiku)
19.Fatos SINANI (FC Prishtina)
20.Januz MIFTARI (KF Trepca ’89

Lista e futbollisteve të Kombëtares së femrave

1. Florentina KOLGECI (KFF Mitrovica)
2. Florentina RAMADANI(KFF Vizioni)
3. Lumbardha MISINI (KFF Vizioni)
4. Blerta SHALA (KFF Mitrovica)
5. Donjeta HALILAJ (KFF Mitrovica)
6. Edona KRYEZIU (KFF Mitrovica)
7. Verona BERISHA (KFF Mitrovica)
8. Njomza OSMANI (KFF A&N)
9. Fortesa BERISHA (KFF Malisheva)
10.Rrezona RAMADANI(KFF Feronikeli)
11.Albulen FEJZA (KFF Mitrovica)
12.Erona BAJRAMI (KFF LLapi)
13.Kaltrina BIQKAJ (KFF Mitrovica)
14.Laureta TEMAJ (SV Alberweiler)
15.Donika GRAJQEVCI(FF USV Jena)
16.Leonita SHUMOLLI(FC Zürich)
17.Doruntina LAJQI (FC Bayern)
18.Loreta LULAJ (FC Bayern)
19.Donika SHALA (IF ELFSBORG)
20.Blerina REXHEPI (TSV AMITICIA VIERNHEIM)