3 dhjetor, 2019 – Sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaren U-17. Kosova është përfshirë në Grupin 6 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi, derisa turneu kualifikues do të mbahet prej 7 deri më 13 tetor, 2020 në Portugali. Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira nga 13 grupet kualifikuese do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në “Elite Round” në pranverën e vitit 2021. Më pas, 15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.