ffk-llogofin15 nëntor, 2016 – Komisioni i Garave në mbledhjen e sotme shqyrtoi trysninë e zyrtarëve të KF “BALLKANI” nga Suhareka në media rreth ndërprerjes së ndeshjes Ballkani- Flamurtari zhvilluar në Prizren. Komisioni reagon ndaj kësaj trysnie sepse e konsideron se çështja e ndërprerjes së ndeshjes ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni i Garave i cili pret të grumbullojë deklaratat e personave zyrtar të ndeshjes dhe zyrtarëve të të dyjave klubeve si dhe videot incizimet për të marrë një vendim meritor.
Prandaj, janë të papranueshme reagimet e KF “BALLKANI”, duke paragjykuar epilogun e ndeshjes pa marrë asnjë material zyrtar.