Komisioni i Gjyqtarëve i cili funksionon në kuadër të FFK-së po e përcjell në vazhdimësi gjendjen rreth përhapjes së koronavirusit Covid-19 në vendin tonë. Me këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve të futbollit që të shmangin daljet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mënyrë që të jenë të sigurt ata dhe familjet e tyre.

Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me presidentin e FFK-së Agim Ademi, jemi çdoherë të gatshëm që t’iu ndihmojmë të gjithë gjyqtarëve që do të kenë nevojë për çfarëdo qoftë në këtë situatë të pazakonshme.

Me disiplinë e organizim do ta kalojmë më lehtë edhe këtë sfidë!

Me respekt,
Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve