ffk-llogofin
Në kuadër të përsosjes profesionale të trajnerëve FFK-ja do të organizojë trajnim për trajnerë sipas kushteve të shpallur me këtë konkurs.
Federata e Futbollit të Kosovës shpall konkurs për pranimin e kandidatëve në seminarin për trajner të futbollit për Licencë  “B” të UEFA-s, që organizohet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të  Gjermanisë. Seminari i nivelit të programit të UEFA-s për trajner të futbollit për Licencë “B” fillon  me datë 15 09.2015 dhe përfundon me datë 02. 10.2015.
Kriteret e  nevojshme për aplikim për vijimin e seminarit/kursit për trajner të futbollit në nivelin e programit UEFA “B” janë:
 

  1. Kërkesë më shkrim
  2. Plotësim i aplikacionit për regjistrim
  3. Dy fotografi
  4. Certifikatë e lindjes
  5. Vertetim nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore ( jo më të vjetër se gjashtë muaj).
  6. Dëshmi që nuk ka qenë i denuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë veper penale.
  7. Dëshmi mbi arsimimin (të paktën diploma e shkollës së mesme).
  8. Dëshmi për së paku 5 vite përvojë pune si futbollist në cilën do grupmoshë dhe kategori garash / apo të paktën dëshmi që ka udhëhequr një skuader për një vit në cilën do grupmoshë dhe kategori garash futbollistike në Republikën e Kosovës.
  9. Mosha minimale e kandidatit 25 vjec.

 
Për vijimin e seminarit për Licence ‘’B’’ të UEFA-s do të pranohen gjithsejt 25 kandidatë të cilet kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.
Afati i fundit për aplikim është me datë 10. 09. 2015  deri në 16h.
Kostoja e pagesës për vijimin e seminarit është  470 euro.
Kandidatët vetem pasi të kenë marrë njoftimin nga FFK, se janë pranuar për vijimin e seminarit duhet obligativisht të realizojnë pagesen në Raiffaisen Bank në Numrin e gjirollogarisë : 1501001008428907 dhe fletëpagesen të dorezojnë në FFK.
Shkarkoje aplikacionin këtu