kosova-shqiperia-futsall]1 nëntor, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka humbur miqësoren e parë me Maqedoninë, me rezultat 2:6. Ndeshja u zhvillua sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e rreth 300 shikuesve, aty ku do të luhet edhe miqësorja e dytë e këtyre dy përfaqësueseve. Mysafirët krijuan epërsi prej dy golash qysh pas 7 minutave, të cilën e ruajtën deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Narcis Alajbegu e vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, 1:2. Edhe në fillim të pjesës së dytë lojtarët e Kosovës u treguan rivalë të barabartë, duke barazuar shifrat me golin e Ideal Brovinës, mirëpo më pas gabimet e mbrojtjes së vendasve i shfrytëzuan maksimalisht futbollistët e Maqedonisë, të cilët shënuan edhe katër herë tjera për t’iu gëzuar fitores.Këto ndeshje miqësore Përfaqësuesja e Kosovës po i zhvillon në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e parë në fushatën paraeliminatore për “Euro Futsal 2018”.