vokrri-infantinofifa113 maj, 2016. Misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua. Kosova është anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja ka marrë 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt, të premten, në Meksiko City. Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës pas anëtarësimit në UEFA më 3 maj në Budapest, e ka përmbyllur me sukses edhe misionin tjetër për anëtarësim në shtëpinë e futbollit botëror. Para votimit për anëtarësimin e FFK-së të pranishmëve iu ka drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s. Më pas një fjalim e mbajti edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili fillimisht falënderoj Këshillin e FIFA-s që i ka rekomanduar Kongresit pranimin e Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2018.
Ai sqaroi para delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe bëri me dije se Kosova është pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.
Në fund të fjalimit të tij Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA. Pas Vokrrit delegatëve iu drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por pas përfundimit të fjalimit të tij presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino theksoi se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe kërkoi që të kalohet në votimin elektronik, ku Kosova mori 141 vota. Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit Vokrri falënderoi presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s. “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, ka theksuar Vokrri, i cili ka marrë edhe ëmblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.
fadil-780x439
image-7a00f7830fa9121201515f5ad872c3083fd02cf221b78e33ec26f40cc4044539-V image-4f4baf298906643347b91d1b978e034dc74836e8fc96645a5da5d0f3f10cf7a6-V
senesherzik vokrri3 vokrri2 vokrri1fifa
shampanjaperfifa
flamurikosnefifa
vokrridukashulku
ke-emerald11 ke-emerald10 ke-emerald9 ke-emerald8 ke-emerald7 ke-emerald6 ke-emerald5 ke-emerald4 ke-emerald3 ke-emerald2 ke-emerald1 ke-emerald ke-emerald12 ke-emerald14 ke-emerald13 ke-emerald15 ke-emerald16