24 tetor, 2019 – Kombëtarja e Kosovës e ka vazhduar ngritjen e saj në renditjen e FIFA-s. Dardanët tashmë renditen në pozitën e 114-të, duke u ngjitur kësisoj për pesë vende në krahasim me renditjen e muajit të kaluar. Ky progres i Kosovës vjen falë fitores kundër Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020, por edhe fitores në miqësoren kundër Gjibraltarit, ndeshje të cilat Dardanët i zhvilluan gjatë këtij muaji. Në këto dy fitore Kosova arkëtoi 20 pikë në renditjen e FIFA-s dhe tashmë ka 1184 pikë, duke e regjistruar kësisoj pozitën më të mirë që nga anëtarësimi në FIFA në maj të vitit 2016. Kombëtaren e Kosovës muajin e ardhshëm e presin dy ndeshjet jashtëzakonisht të rëndësishme, ajo kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë, nga epilogu i të cilave varet kualifikimi ose jo në Evropian.