19 shkurt, 2020 – Kombëtarja e Kosovës (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë. Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje. Kosova arriti të mposhtë në shtëpi Turqinë, 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5. Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është në pozitën e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.