2 mars, 2020 – Presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu po qëndrojnë në Amsterdam ku po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 44-t të UEFA-s. Gjatë mbrëmjes së sotme krerët e FFK-së janë takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, derisa nesër përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, ndihmëstrajnerin Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala do të jenë të pranishëm edhe në tërheqjen e shortit për Ligën e Kombeve për edicionin 2020/21 ku Kombëtarja e Kosovës është e përfshirë në vazon e dytë të Ligës C.