22 shkurt, 2020 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot në Konsullatën e Kosovës në Dyseldorf nga konsulli i përgjithshëm Arian Kashtanjeva dhe stafi i tij. Krerët e FFK-së po qëndrojnë në Gjermani për vizitë pune. Gjatë këtij takimi konsulli Kashtanjeva i njoftojë krerët e FFK-së për punën që bën kjo konsullatë si dhe i urojë ata për punën e mirë dhe rezultatet e arritura deri më tash. Në anën tjetër, presidenti Ademi e uroj konsullin Kashtanjeva për prezantimin e mirë të shtetit tonë në Gjermani si dhe e përgëzoj për ambientin e mirë dhe prestigjioz. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli.