9 shkurt, 2020 – Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Perparim Hasani, e ka vizituar sot portierin e KF ‘Trepça’89’, Arben Beqiri. Ky i fundit muaj më parë bëri të ditur për opinion se është diagnostifikuar me tumor në lukth. Në emër të gjyqtarëve kryetari i komisionit gjatë kësaj vizite i dha kurajë dhe e inkurajoi Arbenin për këtë betejë, duke shpresuar që sa më shpejtë të kthehet në fushat e blerta. Po ashtu, në emër të gjyqtarëve iu dorëzua shuma prej 775 euro, të cilën e kanë mbledhur gjyqtarët me vetiniciativë. Ditë më parë Arben Beqiri u vizitua edhe nga një delegacion i FFK-së, me në krye presidentin z. Agim Ademi.