27 mars, 2020 – Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga Coronavirusi Covid-19. Ka qenë vet futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Coronavirus i ka dalë negativ. Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.
Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21.