13 tetor, 2017 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në kuadër të “Elite Round” në UEFA Futsal Cup. Gjakovarët janë mposhtur nga kampioni i Kroacisë, Nacional, që është favorit i këtij grupi, me rezultat 8:4. Golat për ekipin kroat i shënuan Puertas (9:01, 18:09), Gomes (14:00, 23:17), Soares (20:21), Matan (33:58, 35:54) dhe Matheus (36:57), derisa për Liburnin realizuan Mejzini (12:31, 21:13), Dobroshi (35:32) dhe Alibegu (38:08). Në ndeshjen e parë Liburni e ka mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi Garges Djibson – Leo ka përfunduar pa fitues, 4:4. Të dielën Liburni e zhvillon ndeshjen e fundit kundër kampionit të Armenisë, Leo.
Kliko këtu për ta shikuar videon e ndeshjes