24 dhjetor, 2019 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit. Për këtë miqësore Challandes do të ketë në dispozicion një numër të madh të futbollistëve të Ipko Superligës.