6 nëntor, 2019 – Janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 14-të në Ipko Superligë. Llapi ka arkëtuar një pikë të rëndësishme në udhëtim në Suharekë, duke barazuar me skuadrën kryesuese, Ballkanin, me rezultat 1:1. Sabino Plaku i kaloi llapjanët në epërsi në minutën e 33-të, por një pikë vendasve ia siguroi Arbër Potoku, me golin e shënuar në minutën e 72-të. Ndërkohë, Drita ka realizuar fitore të vështirë në duel me skuadrën e fundit në renditje, Dukagjinin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Izair Emini nga pika e bardhë në minutën e 90-të.

Fitore para tifozëve ka shënuar edhe Drenica që e mposhti Trepçën’89, me rezultat 3:2. Golat për kuqezinjtë e Skenderajt i shënuan Sykaj (12′), Hyseni (52′) dhe Bardhi (85′), derisa për “minatorët” shënuan Emini (30′) dhe Kaçiku (55′).
Ndërkohë, sonte në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshje ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.