7 maj, 2017 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Vala Superligë. Llapi ka befasuar Prishtinën, duke e mposhtur në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, me rezultat 2:1. Për Prishtinën kjo ishte humbja e parë pas gjashtë fitoreve radhazi, me çka bëri një hap prapa në garën për titull. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Prishtinës në minutën e 57-të me golin e shënuar nga Basit Khalid pas asistimit të Makendas. Megjithatë, llapjanët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Berat Hyseni në minutën e 72-të nga penalltia dhe Mirlind Daku, në minutën e 81-të pas asistimit të Florim Bërbatovci. Ndërkohë, Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në duel me Trepçën, me rezultat 2:1. Ristovski e kaloi Ferizajn në epërsi në minutën e 18-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Shpëtim Babaj, në minutën e 26-të, derisa golin e vetëm për mitrovicasit e realizoi Pleurat Hajdini, në minutën e 72-të. Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Dritës, që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren u ndërpre në minutën e 89-të, pasi tifozët e Dritës patën sjellje të dhunshme, të revoltuar pas golit të vendasve nga penalltia. Vendimin për këtë ndeshje do ta marrë Komisioni i Garave.
 
Rezultatet
Vala Superliga
Prishtina – Llapi  1:2
Ferizaj – Trepça 2:1
Liria – Drita 1:0, u ndërpre në minutën e 90-të
Feronikeli-Besa 4:1
Drenica-Hajvalia 4:0
Trepça’89-Gjilani 5:2
Liga e Parë
Kosova (P) – Vllaznia 1:2
Vushtrria – Dukagjini 2:1
Vëllaznimi – 2 Korriku 2:1
Ramiz Sadiku – Vitia  2:1
Flamurtari – Fushë Kosova 1:0
Ulpiana – Deçani 3:1
Ballkani – Istogu 3:2
KEK-u – Rahoveci 2:1
Liga e Dytë
Grupi A
Iliria – Onix Banje 0:2
Leshani – Dukagjini 3:2
Ratkoci – Dushkaja 5:1
Përparimi – Gryka 2:4
Uv. Malisheva – Australia 2:1
Besa – Luftëtari 3:1
Lugu i Baranit – Rilindja e Kosovës 2:0
Opoja – Behari, e hënë
Grupi B
Bashkimi (K) – Minatori 4:0
Dardana – Arbëria 3:1
Tefik Çanga – 18 Korriku 2:0
Lepenci – Xërxa 5:1
Kika – Besëlidhja, nuk u zhvillua
Galaksia – Kaolini, e hënë
Kastrioti – Vjosa, e hënë
Liga e Femrave
Dukagjini – Intelektualet 2:1
Vizioni – Hajvalia 0:5
Ulpiana – 13 Qershori 1:2
Kosova (P) – Llapi, e martë
Liga e Kadetëve
Gjilani – Ferizaj 2:1
Llapi – Hajvalia 3:2
Drenica – Prishtina 0:1
Besa – Trepça’89  0:1
Liria – Feronikeli 1:1
Trepça – Drenica 0:3