Lidhja Rajonale e Futbollit e Ferizajt vlerëson se në këtë periudhë është e domosdoshme që t’i qëndrojmë të gjithë në mbështetje presidentit Agim Ademi deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme. LRFF beson në pafajësinë e presidentit Ademi, andaj fton edhe opinionin që të mos i marrë me seriozitet lajmet e rreme në portale që kanë për qëllim destabilizimin e FFK-së. Presidenti Ademi ka bërë të ditur se do t’i shkojë rrugës ligjore deri në fund për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe në fund do ta respektojë çdo vendim të Gjykatës Supreme. Andaj, edhe ne si LRFF e presim verdiktin e Supremes dhe deri atëherë do t’i qëndrojmë afër presidentit Ademi dhe do ta mbështesim moralisht në këtë sfidë.

Me respekt,
Lidhja Rajonale e Futbollit e Ferizajt