Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit del në përkrahje të hapur ndaj presidentit Agim Ademi, i cili po sulmohet padrejtësisht me trillime të llojllojshme nga portale dhe njerëz që kanë për synim ta destabilizojnë futbollin e Kosovës dhe ta kapin njërin prej institucioneve më kredibile dhe që po na bën krenar me sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

LRF e Gjilanit rikonfirmon edhe njëherë tjetër mbështetjen e fuqishme për presidentin Agim Ademi dhe do t’i qëndrojnë afër deri në përfundim të betejës së tij për ta zbardhur drejtësinë.

Prandaj, si LRFGJ i japim përkrahjen e parezervë presidentit Agim Ademi dhe së bashku do të vazhdojmë punën në realizimin e objektivave të FFK-së.

Me respekt,
Malazog Hoxha, kryetar i LRF të Gjilanit