Llapi-Prishtina3 nëntor, 2016 – Ashtu siç ka nisur edhe është përmbyllur. Në fakt, një karakteristikë interesante është se java e 6-të në Vala Superligë është mbyllur me barazime në të gjashtë ndeshjet. Të enjten, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dy rivalët e vjetër, Llapi dhe Prishtina kanë barazuar pa gola, në një ndeshje mjaft interesante dhe të luftuar maksimalisht nga të dyja palët. Llapi u tregua më këmbëngulës për të gjetur rrugën e golit, por përkundër disa rasteve nuk ia arriti këtij qëllimi. Në anën tjetër, edhe Prishtina disa herë u tregua kërcënuese para portës llapjane, por as sulmuesit e saj nuk u treguan efikas.