19 shkurt, 2020 – Shoqata e Trajnerëve në mbështetje të FFK-së, më 25 shkurt do të mbajë seminar njëditor për trajnerët e Ipko Superligës dhe Ligës së Parë me ekspertë gjermanë të futbollit. Seminari do të mbahet në hotel “Emerald” në orën 10:00 dhe pjesëmarrja për trajnerët është e obliguar. Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e cilësisë së trajnerëve të futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet dhe njohja me të arriturat në futbollin bashkëkohor.