17 shkurt, 2020 –  Përderisa në Kosovë po festohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, në Itali, Kombëtarja e Kosovës e femrave e përbërë prej vashave U16, U19 e U23, ka festuar duke triumfuar ndaj Balzanos, me rezultat 3:0 në kuadër të turneut ndërkombëtar për femra “IL CALCIO E’ ROSA”. Dardanet e reja gjatë gjithë ndeshjes kanë mbizotëruar, duke krijuar shumë raste shënimi, por kurorëzimi i tyre erdhi vetëm në 10 minutat e fundit. Së pari shënoi Fortesa Berisha në minutën e 72-të, ndërsa dy minuta më vonë në atë të 74-të vendaset luajnë me dorë në zonën e rreptësisë, ndërsa gjyqtarja Alesia Sampinato tregoi në pikën e bardhë, nga e cila  e pagabueshme ishte Donjeta Halili, derisa Loreta Lulaj ngrit epërsinë në minutën e 78-të dhe vulos rezultatin e kësaj ndeshje. Këtë fitore të Dardaneve e bën më të ëmbël kremta e pavarësisë, ku ekipin e vizitoi Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali znj. Linditë Haxhitasimi, e cila duke ju bashkëngjitur urimit për pavarësi i përgëzoi vashat për këtë fitore. Ndeshjen e radhës Daradanet do ta zhvillojnë nesër kundër Lazios.

 

Bolzano – Kosova  0:3 (0:0)

Stadiumi i Komunës Monte Compatri

Shikues: disa dhjetëra

Gjyqtarë:A. Sampinato, L.D.Abbati e M. de Curt.

Shënuese: D. Halilaj(72), F. Berisha(74 pen.) e L. Lulaj(78) për Kos.

Bolzano: V. Alber, L. Blass(Lobis), M. Chemotti, M. Landsatter, G.Oberhuber, S. Platzgummer(Lobis), H. Plarer, A. Snin(Murbeger), M. Schweinbache, T. Tesler, e J. Zipperle.

Kosova. F. Kolgeci, D. Halilaj, A.V. Berisha,  Fejza(D. Shala), L. Temaj, D. Graiçevci(L. Lulaj), B. Shala, K. Biçkaj(N. Osmani), E. Kryeziu, B. Rexhepi(L. Shumolli), Rr. Ramadani(F. Berisha).