kosova-guinea-flajer2Nesër më 10 tetor do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërkombëtare ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Guinesë Ekuatoriale. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 15.00. Ftohen adhuruesit që të vijnë në numër sa më të madh në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës. Tashmë biletat kanë dalë në shitje nëpër qendrat e mëdha të Kosovës kur të gjithë të interesuarit mund të blejnë ato. FFK-ja shpreson në një atmosferë sportive, për të bërë të qartë mekanizmave ndërkombëtar synimin e saj drejt pranimit të plotë kur kjo ditë tashmë po afrohet.