Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se është anuluar grumbullimi dhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore të Kombëtares U19 të Kosovës me Kombëtaren U19 të Shqiperisë.

Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri.

Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars.