27 mars, 2020 – Konkurrentë për një vend titullari në ekipin kombëtar, por shokë të pandarë gjatë çdo grumbullimi të Dardanëve, madje edhe cimerë dhome. Janë këta Atdhe Nuhiu e Vedat Muriqi, të cilët edhe në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon Kosova, por edhe të gjitha vendet e botës nga pandemia e coronavirusit Covid-19 kanë një mesazh për popullin shqiptar, duke kërkuar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, teksa kanë edhe falënderim të veçantë për mjekët, policinë dhe të gjithë ata që po shërbejnë popullin në këto ditë të vështira.