perfaqesuesjaefemraveSot më 18 shtator Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave , të cilës i prinë përzgjedhësja Afërditë Fazlija, udhëtoi për në Durrës, ku nesër do të zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren “A” të Shqipërisë. Para nisjes futbollistet e përfaqësueses i ka përshëndetur dhe ua ka uruar rrugë të mbarë dhe suksese kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri si sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Drejtori i ekipeve përfaqësuese Artan Govori tha se kjo miqësore po bëhet në kuadër të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit.