Kosova19-Shqiperia19Përfaqësuesja e Kosovës U-19  ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Përfaqësueses së Shqipërisë U-19, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua, sot, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Të dy golat për të përzgjedhurit e trajnerit Ramiz Krasniqi u shënuan në pjesën e dytë, me autor Ylber Ramadani e Meriton Korenica. Këto dy përfaqësuese do të takohen sërish pas dy ditësh në Kukës.
KOSOVA U-19: B.Halimi, Statovci, Ismajli, Rama, Hasani, Ramadani, Basha, Korenica, Qorraj, Mehmeti, Nuza.
SHQIPËRIA U-19: Kastrati, Fangaj, Rajçeviç, Rami, Gripshi, Palluqi, Krasniqi, Shehi, Ndragji, Bardhi, Van Basten Cema.

Kosova19-Shqiperia19-1
Photo by: Arian Osmani

Kosova19-Shqiperia19-2