screenshot_20161102-1320262 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 12-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Në asnjërën prej këtyre ndeshje nuk pati fitues, ngase të gjitha përfunduan me rezultate të barabarta. Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka barazuar 1:1 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, kundër Besës. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Behar Maliqi, në minutën e 26-të nga penalltia. Ndërkohë, në pjesën e dytë, pejanët e nisen më mirë lojën dhe më anë të Arbër Prekazit barazuanr shifrat në 1-1, në minutën e 64-t, kur e devijoi një top të harkuar nga gjuajtja e lirë nga Xhevdet Shabani. Skuadra kryesuese aktuale, Trepça’89 pas tetë fitoreve radhazi është frenuar në shtëpi, duke barazuar me Gjilanin, 1:1. Të parët që kaluan në epërsi ishin gjilanasit me golin e Sali Kosumit në minutën e 27-të, por 12-të minuta më vonë mitrovicasit barazuan me golin e Diar Mustafës. Mjaft interesante ka qenë edhe ndeshja në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku Drenica ka pasur epërsi deri në minutën e 4-t shtesë me golin e Granit Arifajt (19’), mirëpo në momentet e fundit të ndeshjes Lirinë nga humbja e ka shpëtuar Alban Shillova. Drita ishte afër fitores në duel me Trepçën, por në fund u detyrua të pajtohet me një pikë. Petrit Osmani (26’) dhe Bergin Maliqi (71’) shënuan për Dritën, derisa për barazimin e gjashtë të Trepçës në këtë edicion u përkujdesën Ardian Muja (68’) dhe Ervin Kurtaj (80’). Ndërkaq, sfida mes Hajvalisë dhe Ferizajt është mbyllur pa gola.
 
Vala Superliga, java e 12-të
E mërkurë, 02.11.2016
Drita -Trepça                                    2-2
Besa – Feronikeli                               1-1
Liria – Drenica                                   1-1
Trepça ’89 – Gjilani                           1-1
Hajvalia – Ferizaj                              0-0
E enjte, 03.11.2016
Llapi – Prishtina
Liga e Parë, java e 12-të
E mërkurë, 02.11.2016
Dukagjini – Vëllaznimi                    1-0
Istogu – Ulpiana                                1-0
Fushë Kosova – Ramiz Sadiku       2-0
Vitia – Kosova (P)                             3-2
Rahoveci – Flamurtari                     (0-1, u ndërpre)
Deçani – Vushtrria                           0-1
Vllaznia (P) – 2 Korriku                  0-2
E enjte, 03.11.2016
Ballkani – KEK-u
Liga Dytë
Grupi A
Iliria – Australia 1:1
Ratkoci – Behari                2:1
Ujvara e Malishevës – Gryka      0:2
Përparimi – Dushkaja     4:1
Besa – Dukagjini                5:1
Grupi B
Galaksia – Vjosa               0:1
Dardana – Xërxa               4:3
Tefik Çanga – Arbëria     0:5
Lepenci – Minatori          8:0
screenshot_20161102-134351