12 mars, 2020 – UEFA ka vendosur t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për Elite Youth dhe ndeshjet kualifikuese për U17 dhe U19 deri në një afat të pacaktuar pas situatës së krijuar në shumicën e vendeve evropiane nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Ndërkohë, presidenti Agim Ademi, i cili është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e UEFA-s, ka bërë të ditur se të martën në mesditë do të mbahet një video-konferencë e përbashkët e presidentit Aleksandër Çeferin me të gjithë presidentët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, ku do të diskutohet për situatën e krijuar dhe do të merret vendimi lidhur me rrjedhën e mëtejshme të kampionateve dhe të gjitha kompeticioneve tjera për klube dhe kombëtare, duke përfshirë edhe Euro 2020 pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit.