platini-vokrri6 shtator, 2016 – Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka qenë ndër personalitet e para ndërkombëtare që e ka uruar dhe përgëzuar kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, për debutimin e suksesshëm të Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”. Legjenda franceze e futbollit ka përgëzuar kryetarin Vokrri dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë për paraqitjen dinjitoze në ndeshjen kundër Finlandës, e cila u mbyll baras, 1:1, duke uruar që Kosova të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.