29 gusht, 2020 – Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila zhvillohet më 4 shtator. Për shkak të situatës me pandeminë stafi i Kombëtares U21 ka pasur jo pak telashe në konfirmimin e futbollistëve për këtë ndeshje. Grumbullimi i Kombëtares U21 fillon të dielën (më 30 gusht), derisa stërvitjet do të mbahen çdo ditë nga ora 17:30 në stadiumin e KF Feronikeli. Ndërkaq, stërvitja e fundit më 3 shtator do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17.30.