14 shkurt, 2020 – Gjatë dy ditëve të kaluara në Gjenevë është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të UEFA-s ‘HatTrick” për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është pjesë e këtij komisioni. Gjatë këtij takimi u analizuan projektet e aprovuara në vitin paraprak dhe u vlerësua ecuria e tyre, derisa u aprovuan edhe disa projekte tjera për këtë vit kalendarik. Me theks të veçantë u diskutua për VAR, për të cilin projekt ka konkurruar edhe Kosova. Komisioni ‘HatTrick’ nuk vendosi për kompaninë që do të merret me implementimin e projektit VAR në federatat që kanë aplikuar, por e delegojë këtë çështje për t’u diskutuar dhe për t’u vendosur në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet më 3 mars në Amsterdam.

NYON, SWITZERLAND – FEBRUARY 13: Agim Ademi during the UEFA HatTrick Committee meeting at the UEFA headquarters, the House of European Football on February 13, 2020 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham – UEFA/UEFA via Getty Images)