29 nëntor, 2019 – Presidenti Agim Ademi po merr pjesë në mbledhjen “Top Executive Programme-UEFA”, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, e ku është i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin. Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë; Iniciativat në futboll, avancimi i futbollit të femrave dhe sidomos promovimi i futbollit tek kategoritë e reja. Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i sektorit të gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti do të flasë për ndarjen e drejtësisë dhe sistemin VAR, si dhe mundësinë e lejimit të një sponsori në fanellat e lojës. Presidenti Ademi, nesër, do të ketë edhe takime të veçanta me zyrtarët e UEFA-s.