20 dhjetor , 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli. Zëvendëspresidenti i DFB-së ndodhet për vizitë në Kosovë me rastin e manifestimit tradicional të FFK-së “Laureatët e Vitit”, që do të mbahet sot në hotel “Emerald” në orën 17:00. Gjatë takimit  u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy federatave si dhe për projektet e përbashkëta në vitin që po hyjmë në fusha të ndryshme, e të cilat janë paraparë në memorandumin e nënshkruar në muajin tetor.