4 mars, 2017 – Sot në pallatin e sportit “1 Tetori” në Prishtinë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të turneut tradicional “Adem Jashari” në futsall, që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Në ndeshjen e parë Prishtina iu gëzua fitores në duel me Prizrenin pas penalltive, 3:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 3:3. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Besa ishte më e mirë se Drenica, duke e mposhtur me rezultat 7:5. Kësisoj, në ndeshjen finale të këtij turneu, e cila do të zhvillohet, nesër (e diel), në orën 17:00, në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, do të takohen Prishtina dhe Besa.