8 shkurt, 2020 – Me dy ndeshjet e para çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës ka nisur stinori pranveror në futboll. Pjesëmarrjen në gjysmëfinale të kësaj gare e kanë siguruar Prishtina dhe Drenica, të cilat kanë shënuar fitore në ballafaqimet kundër Dukagjinit, përkatësisht Gjilanit. Prishtina u tregua bindëse në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 4:1.
Ndërkaq, Drenica kalimin në mesin e katër skuadrave më të mira të kësaj gare e arriti me fitore në vazhdime, me rezultat 2:1, me golat e shënuar nga Hasan Hyseni dhe Genc Hamiti, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 0:0. Golin e nderit për gjilanasit e shënoi Fiton Hajdari.