screenshot_20161119-14204119 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore në duel me Besën, me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Bardhekaltrit e kryeqytetit kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Mërgim Pevqeli me gjuajtje vole, pas harkimit të Endrit Krasniqit. Ndërkohë, ky i fundit realizoi golin e dytë, në minutën  90’(+2’), duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje. Me këtë fitore Prishtina ngjitet në pozitën e parë, me 34 pikë, një më shumë se Trepça’89, e cila luan nesër kundër Llapit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Drenica ka barazuar para tifozëve të vet në duel me Gjilanin, me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Isa Eminhaziri, në minutën e 65-të, por vetëm dy minuta më pas Drenica i barazoi shifrat me golin e zëvendësuesit, Armend Abazi.
Vala Superliga; Java-15-të
E shtunë
Prishtina – Besa                              2-0
Drenica – Gjilani                              1-1

Liga e Parë, Java e 15-të
E shtunë
Flamurtari – KEK-u                          1-0
2 Korriku – Fushë Kosova                1-1
Ramiz Sadiku – Istogu                      1-1
Liga e Dytë – Grupi (A), Java e- 14-të
E shtunë
Arbëria – Minatori (nuk u zhvillua)
Besëlidhja – Xërxa                            1-5
Superliga Juniorët – Java e 14-të
E shtunë
Besa – Vushtrria                                 5-1
Raiffeisen Liga e Kadetëve, Java e-11-të
Liria – Ferizaj                                     2-1
Trepça ’89 – Prishtina                      1-0
Superliga Femrat, Java e 11-të
E shtunë
Llapi – Mitrovica                                  1-4
Hajvalia – 13 Qershori                       12-0