28 tetor, 2019 – Prishtina ka shënuar fitore në ballafaqim me Flamurtarin, me rezultat 2:0, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 12-të në Ipko Superligë, që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të dy golat bardhekaltrit i shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë. Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi Meriton Korenica, në minutën e 43-të kur shënoi nga afërsia, pasi shfrytëzoi topin e dëbuar nga portieri Nika pas gjuajtjes me kokë të Januzit. Ndërkaq, në minutën e parë shtesë të kësaj pjesëloje epërsinë në 2:0 e shtoi Armend Thaçi pas asistimit të Korenicës. Pas kësaj fitoreje Prishtina ka 23 pikë në konto, tri më pak se Ballkani, që e kryeson renditjen pas javës së 12-të.