25 shtator, 2019 – Prishtina ka realizuar fitoren e tretë në këtë edicion, të dytën nën drejtimin e Armend Dallkut. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë mundur skuadrën e fundit në renditje, Dukagjinin, me rezultat 2:0, në ndeshjen e mbetur të javës 2-të në Ipko Superligë. Golat për Prishtinën i shënuan Meriton Korenica, në minutën e 7-të dhe Leonit Abazi, në minutën e 51-të. Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në pozitën e 6-të me 10 pikë, dy më pak se dy skuadrat kryesuese, Feronikeli e Gjilani.