Është mbajtur turneu tradicional  “Kupa e Qyteteve “ për nder të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, që organizohet tradicionalisht nga Komisioni i futsallit i FFK-së në bashkëpunim me  Komunën e Junikut.

Turneu është mbajtur në Junik me pjesëmarrjen e 8 qyteteve, Prishtina, Mitrovica, Gjilani, Gjakova, Podujeva,  Rahoveci, Deçani dhe Juniku.

Fitues i turneut për vitin 2020 është qyteti i Prishtinës ku në finale e mposhti qytetin e Gjilanit, me rezultat 4:1.

Në përmbyllje te turneut shpërblimet për  zyrtaret e ndeshjeve i ndau kryetari i Veteranëve  të UÇK-së z. Avdyl Mushkolaj,  ndërsa  medaljet  për  vendin e 2-të i ndanë anëtari i Komisionit të Futsallit, Agim Avdyli dhe Kadri Shala nga KK i Junikut. Ndërsa, medaljet për vendin e 1-rë i ndanë nipi i heroit Edmond Hoxha, z.Zgjim Isufaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa Kupën kapitenit të  Prishtinës ia dorëzoi  z.Agron Kuqi  kryetar i Komunës së Juniku.