liria-prishtina
27 gusht, 2016 – Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me formë të mirë në fillim të këtij edicioni. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kanë shënuar fitore kundër Lirisë, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 2-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me një supergol të hënuar nga Endrit Krasniqi. Prizrenasit arritën të barazojnë shifratnë minutën e 36-të, kur Visar Berisha e dërgoi topin në rrjetë pas harkimit nga këndi të Liridon Fetahajt. Në pjesën e dytë Prishtina u tregua sërish më këmbëngulëse dhe në minutën e 49-të e riktheu epërsinë. Ishte sërish Endrit Krasniqi i cili gjeti rrugën e golit, kësaj radhe nga gjuajtja e lirë, duke i dhuruar njëherësh skuadrës së tij edhe tri pikë të reja, të cilat e vendosin në pozitën e parë në renditje.
 
Vala Superliga: Java e 2-të: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 16.00
Liria – Prishtina                                     1-2
E diel, 28.08.2016

Gjilani – Feronikeli                    SSK
Trepça ’89 – Drita                      SSK
Llapi – Trepça
Besa – Ferizaj
Hajvalia – Drenica   (ndeshja zhvillohet në stadiumin e KF ‘Flamurtari’ në Prishtinë)
Liga e Parë: Java 1: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 16.00
KEK-u – Vushtrria                                      1-0
Ballkani- Ramiz Sadiku                                    1-0
Fushë Kosova – Vitia                                        3-0
Istogu – Vëllaznimi                                     3-3
Ulpiana – Flamurtari                                   1-1
Rahoveci – Kosova (P)                                1-2
E diel, 28.08.2016
Dukagjini – Vllaznia (P)
Deçani – 2 Korriku  (ndeshja zhvillohet në stadiumin e 2 Korrikut)